Autoritete turke kanë ndaluar këtë javë 4 564 emigrantë, të cilët nëpërmjet kufirit kërkonin që të hynin në mënyrë klandestine në Bashkimin Europian .
Mes tyre, 1 069 u ndaluan në det.
Sipas Ministrisë së Brendshme turke janë arrestuar gjithashtu 75 persona, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas marrëveshjes me BE-në, të vitit 2016, numri i refugjateve të cilët nëpërmjet Turqisë arrijnë në Europë është ulur, por në këto javët e fundit ka pasur një tendencë rritjeje.