×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Takimi surprizë i liderëve në kufi mes 2 koreve

Saturday, 26 May 2018 16:33

Në një lëvizje të paparalajmëruar, Kim Jong un dhe Moon Jae in u takuan sërish në zonën e çmilitarizuar mes dy koreve.  Përballja e dytë mes liderit koreano-verior dhe homologut të tij nga Koreja e Jugut vjen në mesin e përpjekjeve për ta rikthyer në binarë samitin historik të Kim Jong unit me presidentin amerikan Donald Trump. Takimi i 12 qershorit është nën shenjen e pikëpyetjes pas vendimit të Trumpit për t’u tërhequr nga bisedimet dhe sinjaleve kundërthënëse të tij që treguan më vonë se ka ndryshuar mendje. Deri në mesin e muajit të ardhshëm pasiguria duket se do të pllakosë zhvillimin e takimit të shumëpërfolur. Moon Jae in është përpjekur prej kohësh të balancojë dëshirën e tij për paqe në gadishullin Korean me interesat që burojnë nga aleanca me Amerikën. Trump e la sërish hapur dritaren e bisedimeve me komentet e bëra një ditë më parë, kur tha se zyrtare amerikane dhe koreano-veriorë janë angazhuar në bisedime, që synojnë rigjallërimin e planeve për mbajtjen e takimit. “Ata duan shumë që kjo të realizohet. Edhe ne duam. Të shohim se ç’do të ndodhë”- tha Presidenti amerikan. Peniani njoftoi të premten se mbetet i gatshëm të bisedoje për çmilitarizimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “kurdo qofte dhe cilido qofte formati”.

Login to post comments