×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Irlandezët votojnë në masë pro liberalizimit të abortit

Saturday, 26 May 2018 17:11

Irlanda votoi masivisht pro liberalizimit të një prej ligjeve më të rrepta të abortit në Europë. Sondazhet e referendumit dhe të dhënat e para flasin për një fitore me 68% të votave.

“Duket sikur do të bëjmë histori. Demokracia në veprim”, shkroi në Twitter kryeministri i vendit, Leo Varadkar.

Për Irlandën, kjo votë shënon një hap larg të shkuarës konservatore. Kontraceptivet nuk ishin të disponueshëm gjerësisht deri në vitet ’90, ndërsa divorci u legalizuar përmes një vote të ngushtë në vitin 1995. Në vitin 2015, Iralanda u bë vendi i parë që legalizoi me referendum martesat e të njëjtës gjini dhe një vit më pas, Varadkar, djali gei i një emigranti nga India u bë lideri i vendit.

Ligji për abortin mbështetej në kushtetutën e vendit, e cila mund të ndryshohet vetëm përmes referendumit. Si rezultat i Amendamentit të Tetë të këtij dokumenti, i cili u mbështet në vitin 1983, shteti njeh të drejtën e jetës për të palindurit dhe u jep atyre të drejta të barabarta jete si nëna.

Kjo nënkuptonte se aborti në Irlandë ishte i ndaluar vetëm në rast se shtatëzania përbënte një rrezik për jetën e nënës.

Me rezultatin e referendumit, tashmë kryeministri mund të ndryshojë gjuhën e ligjit për abortet, duke u hapur rrugë aborteve deri në javën e 12-të të shtatzanisë dhe në raste të veçanta pas kësaj periudhe kur ka dëmtime të rënda të fetusit.

Login to post comments