Kina zë vendin e parë në tregun botëror të kinemasë

Hënë, 28 May 2018 10:36

Kina bëhet tregu më i madh botëror i kinemasë duke ia kaluar kështu edhe Amerikës së Veriut për në tremujorin e parë 2018.

“Të ardhurat nga shitja e biletave në Kinë arritën në 20,21 miliardë (2,70 miliardë euro) në periudhën janar-mars”, sipas organizmit të specializuar “China Movie Data Information Network”.

Në Amerikën e Veriut, të ardhurat nga shitja e biletave arritën në 2,85 miliardë dollarë (2,43 miliardë euro), sipas revistës amerikane “Variety”.

Rreth 75% e box-office në Kinë u gjenerua nga filmat kinezë. Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë gjithashtu shtatë prodhime lokale, pesë prej të cilave në vendet e para.

“Operation Red Sea”, një film që përshkruan një mision anti-pirateri të ushtrisë kineze në Detin e Kuq, zë vendin e parë të klasifikimit.

Ai ka mbledhur të ardhura prej 3,6 miliardë juan (480 milionë euro).

Filmat amerikanë për super-heroin “Black Panther” dhe për shkencën-fiction “Pacific Rim Uprising” kanë realizuar gjithashtu pikë të mira në box-office.

Vetëm për muajin mars, ata renditen në vendin e dytë dhe të tretë të klasifikimit.

Të ardhurat janë rritur në Kinë nga Viti i Ri kinez, një periudhë pushimesh kombëtare ku shumë kinezë frekuentojnë kinematë.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 10:42
Login to post comments