Kryeministri i Italisë Cottareli takim me Presidentin Matarella

Tuesday, 29 May 2018 17:20

Kryeministri i mandatuar i Italisë Carlo Cottareli është takuar me Presidentin Matarella. 

Më parë kryeministri Cottarelli, ka hartuar listën me emrat e ministrave dhe CV-të e tyre përkatëse, listë kjo që do t’ia paraqesë Presidentit Sergio Matarella.

Për postin e ministrit të Brendshëm përfliten emrat e prefektëve Paolo Tronca e Carlo Mosca. Ministrinë e Punës pritet ta drejtojë Enrico Giovannini, i cili ka qenë ministër në qeverinë e kryeministrit Enrico Letta.

Enzo Moavero Milanesi ka gjasa se do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhëniet Evropiane, post të cilin e ka mbajtur gjatë qeverive të drejtuara nga Enrico Letta dhe Mario Monti. Në krye të Ministrisë së Drejtësisë mund të vendoset Paola Severino, por edhe Ministrinë e Jashtme pritet ta drejtojë një grua, Elisabetta Belloni.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 17:31
Login to post comments