Takimi Trump-Kim Jong Un, zyrtari i Koresë së Veriut drejt Amerikës

Tuesday, 29 May 2018 17:31

Një nga zyrtarët e Koresë së Veriut është nisur drejt Nju Jorkut për të biseduar rreth samitit mes presidentit Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ky lajm është konfirmuar nga Donald Trump përmes një postimi në Tëitter, ku njofton se nënkryetari i Koresë së Veriut, Kim Young Chol është nisur drejt Nju Jorkut.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur një “ekip shumë të mirë” për bisedime me verikoreanët dhe se negociatat për samitin janë duke u zhvilluar ende.

“Përgjigje e plotë ndaj letrës sime, faleminderit!” ka thënë ndër të tjera Trump.

Takimi në mes të presidentit të SHBA-ve dhe liderit verikorean, Kim Jong Un ishte planifikuar të mbahej më 12 qershor në Singapor, mirëpo dilemat për samitin janë ngritur kur Trump njoftoi se është tërhequr.

Login to post comments