Miqtë e vërtetë dhe që të duan të mirën janë të paktë në jetën e gjithsecilit prej nesh.
Madje ka nga at që i dimë se i kemi miq, por në të vërtetë at persona janë shumë ziliqar ndaj nesh.
Një studim i fundit ka gjetur një zgjidhje për të kuptuar nëse personat që kemi pranë na duan të mirën apo jo. Sipas këtij studimi mësohet se qentë janë kafsha e cila bën të mundur dallimin e njerëzve të ligë.
Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se çfarë kemi menduar më parë.
Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkluzione për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja, dhe këtë aftësi e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.