Jeni të paduruar dhe doni të arrini çdo gjë sa më shpejt, e ndërkohë që jeni kë këtë gjendje po luani me flokët ose kafshoni thonjtë.
Një studim i ri nga Universiteti Montreal shpjegon se këto sjellje të pavullnetshme mund të zbulojnë më shumë në lidhje me personalitetin e një njeriu.
Njerëzit që janë të paduruar, që mërziten ose acarohen shpejtë, janë më të prirur të bëjnë sjellje të tilla, si të kafshojnë thonjtë, të pickojnë lëkurën, të tërheqin qerpikët, kanë zbuluar hulumtuesit shkencorë.
Studimi shpjegon se synimi për të arritur përsosmërinë mund të jetë një nga shkaktarët kryesor të këtyre sjelljeve. Ky synim po i dëmton njerëzit më shumë seç ata mendojnë. “Mendojmë se individët me këto sjellje të përsëritura janë perfeksionist, që do të thotë se ata e kanë të pamundur të qetësohen dhe të performojnë detyra në mënyrë paqësore”, shpjegon dr. Kieron O’Connor, profesor i psikiatrisë dhe autori kryesor i studimit.
Në momentin që nuk arrijnë synimet e tyre, ata acarohen dhe mërziten më shpejt.