Një kafshë që besohej se ishte zhdukur prej dekadash është parë nga turistët në një park kombëtar rus. “U gjetëm përballë më një ari të egër dhe jo një ari i zakonshëm por një fantazmë, është Sailugem,” – shkruan turistët e kompanisë së udhëtimeve “Kaichi Travel”. Ariu Sailugem nuk ishte parë që prej gjysmës së shekullit të kaluar. Disa ekspertë sugjeronin se ishte një krijesë mitologjike. Grupi i turistëve gjendej në Parkun Kombëtar të Sailugemit, vend kufindarës me shtete të tjera si Mongolia, Kina dhe Kazakistani i njohur ndryshe si pika X.
“Papritur guidat Erkin dhe Aleksandër na bënë me shenjë një sinjal që të mos bënim zhurmë. Kur mbërritëm në një shkëmb të sheshtë vumë re këmbën e një kafshe të madhe me gëzof dhe 60-70 metra poshtë nesh. Më pas u shfaq plotësisht dhe për habinë tonë ishte një ari i vërtetë sailugem, bjond dhe shumë i bukur. Eci pak dhe u gëzuam se mund t’i bënim foto dhe video në mënyrë që t’i tregonim botës se ariu sailugem ekzistonte vërtetë.” Shkencëtarët konsiderojnë faktin se arinjtë që jetojnë në zonën sailugem janë një nënlloj i këtij ariu dhe të tjerë e mohojnë plotësisht ekzistencën e tij. Por në ndryshim nga arinjtë që jetojnë në tajga dhe në pyje të egra ky lloj gjendet në malësi dhe në mungesë bimësie. Ka si karakteristikë ngjyrën e çelët dhe kthetra të bardha. Kjo kafshë është e lidhur me ariun që është në rrezik zhdukje, Tien Shan që gjendet më në jug të Kazakistanit. “The Siberian Times” informoi se kafsha është e ngjashme me vizatimin që ka bërë zoologu rus, Genrikh Sobamsky, i cili e zbuloi në gjysmën e shekullit të kaluar. Tani mbetet që shkencëtarët ta verifikojnë nëse bëhet fjalë për një nënlloj të këtij ariu apo për vetë ariun në fjalë. Jemi kuriozë dhe presim që imazhet e marra nga turistët të ndihmojnë këtë fakt. / bota.al