×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Duke nisur nga zero… Numrat gjigandë që përcaktojnë Universin tonë

E mërkurë, 05 September 2018 13:36

Që nga kokrrizat e rërës deri tek numrat e yjeve në qiell universi ynë është plot me numra të mëdhenj. Poshtë këmbëve tona mund të gjendet një kuadrilion ton diamantësh. Me vetëm shtimin e pak zerove numrat e mëdhenj transformohen nga të numërueshëm në zgjidhje gjëagjëzash. Ekzistenca e tyre tërheq imagjinatën tonë dhe kërkon krijimin e skenareve komplekse. Ja disa prej këtyre numrave që përbëjnë universin tonë.

Shënim: këta numra ndjekin sistemin numerik amerikan dhe jo atë europian që kanë emra të ndryshëm.

Zero
Energjia e plotë që përbën mikrobet, bimët, oqeanet, planetët, yjet dhe galaksitë me pak fjalë i gjithë universi ynë ka të ngjarë të jetë zero. Për shkak se energjia negative në univers anullohet nga ajo pozitive. Fizikantët e konsiderojnë dritën, materie dhe anti materie, me energji pozitive, ndërsa energjia gravitacionale mes grimacave ka natyrë negative, Gjithçka balancohet. Një top në gjendje prehjeje mbi tavolinë nuk ka energji, por nëse topi bie nga tavolina fiton energji pozitive, e cila anullohet nga ajo negative gravitacionale. Sipas Live Science teoria e Big Bang-ut hodhi universin nga “tavolina” ku po qëndronte, drita dhe materia filluan të lëvizin. Ne tani po biem. Çdo energji pozitive që po fitojmë, ndërsa po biem balancohet nga ajo negative e fushës gravitacionale të krijuar nga këto grimca lëvizëse.

Gjysëm milioni.
Sipas Nasës ka mbi gjysëm milioni mbeturina hapsinore, si meteorë dhe grimca artificiale. Miliona janë shumë të vegjël për t’u gjurmuar. Ky imazh i prodhuar nga kompjuteri ilustron mbeturinat hapsinore në rajonin gjeosinkronus ose 22 235 milje (35 785 kilometra) në lartësi mbi ekuatorin e tokës. Rreth 95% e objekteve në këtë figurë janë detrite orbitale (objekte të hedhura nga njeriu ose objekte si satelitë jo funksionalë), pjesa më e madhe e të cilëve është e përqendruar në 1 200 milje nga sipërfaqja e tokës.

Një milion
Një milionë planete, të gjithë për të patur jetë, teorikisht mund të orbitojnë rreth një vrime të zezë supermasive. Astrofizikanti Sean Raymond llogariti se vrima e zezë ka një masë 1 milion herë se ajo e diellit dhe një unzë që mund të mbajë 400 unaza planetësh. Çdo unazë mund të ketë 2 500 planetë me masën e tokës. Në galaksi të tillë nuk do të ndiheshit kurrë vetëm.

18 miliardë
Sipas National Gegraphic çdo vit 18 miliardë paund (8 miliardë kilogramë) mbeturina plastike ndotin oqeanet në të gjithë botën. E gjithë plastika dëmton jetën detare. Breshkat po mbyten, ndërsa balenat dhe zogjtë detarë po ngordhin urie sepse barku i tyre është i mbushur me plastikë duke mos lënë hapsira për ushqim. Rreth 40% e plastikës në të gjithë botën vjen nga paketimi dhe 80 % e plastikës së përdorur nuk është e reciklueshme.

500 miliardë
Një mashkull mesatarisht prodhon 525 miliardë qeliza spermatozoide gjatë gjithë jetës dhe humbet rreth 1 miliardë nga ato në muaj. Gjatë një ejakulimi meshkujt lëshojnë rreth 40 milionë – 1.2 miliardë qeliza spermatozoide. Përkundrazi gratë lindin me rreth 2 milionë folikula veze, por lëshojnë rreth 450 vezë të pjekura për fertilizim gjatë jetës. Pse është kjo pabarazi? Konkurrenca spermatozoide është një nevojë evolutive për meshkujt. Sa më shumë spermatozoidë t’i afrohen më afër vezës aq më shumë shanse ka ai.

Tre trilionë
Janë mbi 3 trilionë pemë në të githë botën. Numri edhe mund të ndryshojë. Çdo vit njerëzit presin 15 miliardë pemë dhe mbjellin vetëm 5 miliardë. Që prej epokës së akullnajave, para 11 000 vjetësh njeriu ka dëmtuar 3 trilionë pemë.

Kuadrilioni
Në brendësi të tokës mund të gjenden kuadrilion ton diamantë, por janë të paarritshëm, të cilët gjenden mes 90-150 milje (145-240 km) poshtë sipërfaqes së tokës, në rrënjët e kratoneve, shkëmbinj që gjenden poshtë pllakave tektonike.

Kuintilioni
A keni dashur të numëroni kokrrizat e rërës? Shkencëtarët vlerësojnë se ka rreth 7 kuintilionë kokrriza rëre në të gjitha plazhet e botës. Në fakt janë 7 kinitlion dhe 500 kuadrilion kokrriza rëre ose 7.5 me 18 zero pas. Tani pyetja lind; për ta vërtetuar atë ekperimentalisht a do të kishim kohë t’i numëronim?

Sextilioni
Njerëzimi mund të ketë lënë 24 sextilion dhe 640 kuintilion (24.64×10^21) gjurmë në këtë planet qysh në krye të herës. Kjo llogaritje u bë duke mesatarizuar 10 000 hapa të një njeriu në ditë dhe që jeton me moshë deri në 65 vjeç.

Septilioni
Janë rreth 1 septilion yje (10^24) në univers. Kjo llogaritje u bë për rreth 10 trilionë galaksi në univers dhe që u shumëzua me yjet e Udhës së Qumështit të vlerësuara me 100 miliardë yje. Përsëri ky numër është i nënvlerësuar sepse ne nuk e dimë sesa i madh është është universi. Universi i observueshëm shkon rreth 13.8 miliardë vite. Përtej kësaj shifre mund të jetë i pafundmë.

Oktilioni
Janë rreth 920 – 3170 oktilion mikrobe në planet (920×10^27 – 3170 x10^27). Ky imazh tregon një lloj bakteri të quajtur meticilin- rezistent Staphylococcus aureus (MRSA). Siç e tregon edhe emri këto bakterie janë bërë rezistente ndaj disa antibiotikëve të linjës së parë.

Nonilioni
Do të duheshin rreth 160 nonilion (160x 10^30) masa sa masa e Piramidës së Gizës për t’iu përputhur asaj të Udhës së Qumështit në univers.

Undecilion
Sipas revistës “Time”, një njeri në vitin 2014 ngriti padi kundër qytetit të Nju Jorkut, rrjeteve të restoranteve Au Bon Pain, Haboken University, Laguardia Airport, The new York Metropolitan trasit Authority si dhe mijëra të tjerë për kafshimin e një qeni. Shuma e dëmshpërblimit e kërkuar ishte 2 undecilion ose 2 x10^36. Janë më shumë para sesa ekzistojnë në planet.

Sexdecilion
Masa e observueshme e universit është 30 sexdecilion, pra 30 x 10^51 kg, që është ekuivalente me rreth 25 miliardë galaksi me masën e Udhës së Qumështit. Ky imazh i vitit 2012 tregon një pamje të thellë të universit, të marrë nga shumë shkrepje. Mban rreth 5500 galaksi.

Kuinvigintilion
Janë rreth 100 kuinvigintilion atome në planet, ose 100 x 10^78. Antonio Padilla, profesor fizike në universitetn e Notinghamit në Angli shprehet se 75 % e universit është hidrogjen dhe 25 % helium.

Googolplex
Nëse mbushni universin e observueshëm me grimca të imta pluhuri rreth 1.5 mikrometër, numri total i kombinimeve në të cilat grimcat mund të organizohen është i barabartë me googolplex, sipas astronomit dhe astrofizikantit Carl Sagan. Megjithatë të tjerë kanë një mendim ndryshe se çfarë do të thotë googolplex. Matematikani Edward Kasner shpiku numri googol për të përshkruar 10 në fuqi të 100 (10^100), por në fakt emri i atribuohet nipit të tij, Milton Sirota që e përzgjodhi në vitin 1920 në moshën 9 vjeçare. Milton shpiku numrin googolplex, i cili sipas tij duhej të ishte numri 1 i ndjekur nga shkrimi i shumë zerove, derisa të lodhesh.

Ky numër është kaq i madh sa nuk ka emër
Merrni një koleksion librash me 410 faqe secili me 3 200 karaktere (shkronja) për faqe; numri i këtyre librave që do të mbante çdo kombinim të karaktereve (çdo sekuencë të mundshme të çdo libri që mund të shkruhet në çdo gjuhë qoftë edhe pa kuptim) do të ishte rreth 10 në fuqi të 2 miliontë ose 10 e ndjekur nga 2 milionë zero sipas revistës “Smithsonian” . Ky është “Biblioteka Totale” e imagjinuar nga Jorge Luis Borges. Llogaritë janë bërë nga Jonathan Basile, i cili ka krijuar një version digjital të bibliotekës së Borgesit sipas Smithsonian. /Burimi: Livescience= Bota.al/

Login to post comments