Veprimet, gjuha e trupit dhe zakonet e përditshme, flasin shumë për ju. Madje edhe zgjedhja që bëni për smartphone-in tuaj, flet për personalitetin tuaj.
Ne jemi mësuar me idenë se ka dy lloje zgjidhjesh në një situatë të caktuar: ajo e duhura dhe ajo e gabuara. Por testi i mëposhtëm, nuk është kështu pasi të gjitha opsionet janë korrekte.
Siç e shikoni, fotoja në vijim ka 4 opsione. Ju duhet të vendosni cilën prej tyre do të zgjidhnit të parën.
1. Do të hiqnit ibrikun që vlon:
Nëse zgjodhët ibrikun, kjo do të thotë se jeni natyrë pasionante dhe veproni shpejt. Vendosni pa u menduar gjatë dhe asgjë s’ju ndalon të arrini objektivat që keni. Bini shumë shpejt në monotoni dhe s’i pëlqeni surprizat.
2. Do të përgjigjeshit në telefon:
Përgjigja në telefon do të thotë se jeni njeri i fokusuar dhe shumë diplomat. Përshkruheni si njeri biznesi i cili bën shumë gjëra në të njëjtën kohë. Komunikoni lehtësisht me njerëzit dhe doni të jeni në qendër të vëmendjes.
3. Do të qetësonit bebushin:
Nëse do të përpiqeshit të qetësonit të voglin, jeni njeri i qetë që zgjedh të ndihmojë të tjerët. Mund edhe të sakrifikoni për të mirën e tyre. Jeni i orientuar pas familjes dhe lidhjeve njerëzore. Keni frikë nga vetmia dhe është e rëndësishme për ju të keni dikë pranë.
4. Do të ndalonit qenin të mos merrej me jastëkun:
Ti nuk i duron dot rrëmujat. Si në shtëpinë ashtu dhe në jetën tënde. Është e rëndësishme për ty ta kesh gjithçka nën kontroll. Nuk qetësoheni ndryshe. Dini çdo pyetje dhe përgjigje në çdo situatë të caktuar. I kushtoni rëndësi gjërave materiale dhe pozicioneve sociale.