Pra, jeni ndarë. Çfarë të bëni tash?
A duhet të shtriheni në shtrat dhe ta mbuloni veten me akullore? A duhet të bëni ndonjë ndryshim drastik në fytyrën tuaj? Apo shtireni sikurse çdo gjë është në rregull?.
Sipas një studimi të ri, ka shumë mënyra më të mira se si ta merrni veten pas ndarjes! Ndihuni e lirë t’i shkruani këto sepse mund t’ju hynë në punë në të ardhmen.
Tri mënyra efektive për t’u ballafaquar me ndarjen nga partneri janë:
– Theksimi i trajtave negative të ish- partnerit
– Pranimi i ndjenjave tuaja
– Shpërqendrimi
Pra, thënë më thjesht, duhet ta ‘shani’ ish- partnerin para miqve, duhet ta pranoni se do të jeni e mërzitur për një kohë dhe pastaj duhet ta shpërqendroni veten me një sërë aktivitetesh argëtuese pas ndarjes.