Mbretëresha Elizabeth, po feston 92 vjetorin e saj të lindjes.
Megan dhe Harry po marrin pjesë në paradën e organizuar për ditëlindjen e mbretëreshës. Fansat e familjes mbretërore janë mbledhur që herët në mëngjes për të parë Dukën dhe Dukeshën e Sussexit, që sapo janë rikthyer nga muaji i mjaltit duke iu bashkuar pjesës tjetër të familjes në spektaklin veror tradicional.
Megan dhe Kate janë veshur shumë elegante, siç i ka hije zonjave mbretërore.
Ndërsa mbretëresha që së fundmi kreu një operacion të suksesshëm në sy, ka zgjedhur të veshë ngjyrën blu për ditëlindjen e saj.
Rreth 7500 mysafirë të ulur në stendat që rrethuan terrenin e paradës .
Duka i Edinburgut, i cili feston ditëlindjen e 97 të dielën, ka dalë në pension nga detyrat publike zyrtare dhe nuk ka marrë pjesë. /55news.al