Rrjetet sociale mund ta kenë anën e vet të keqe, por sigurisht se kanë edhe një anë të mirë.
Duke marrë parasysh se platformat si Instagrami dhe Pinteresti janë të mbushura me pjata të shëndetshme e që duken të bukura, kjo po i nxitë njerëzit që t’i provojnë të njëjtat ushqime, transmeton Telegrafi.
Të paktën këtë e beson kuzhinieri vegan, Gaz Oakley.
Sipas tij, njerëzit kur shkojnë në restorante porosisin ushqime të shijshme, por edhe që njëkohësisht duken të bukura. Kjo pasi që duan ta fotografojnë pjatën e tyre dhe ta postojnë në rrjete sociale.
Rrjedhimisht, pa e ditur ndoshta ata fare, kanë filluar të ushqehen shëndetshëm.
Tjetra është se rrjetet sociale gjithashtu janë të mbushura me receta të ushqimeve të shëndetshme, ku secili njeri ka qasje në to dhe janë të lehta për t’i përgatitur secili në shtëpinë e vet.