Plazhe dramatike, ishull i njohur si mbretëri e erëzave të ndryshme dhe qyteti i vjetër si trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO – një mundësi ideale për t’u lidhur ndjeshëm me botën shpirtërore në këtë ishull të magjisë.
A e keni parë filmin: “Mbreti Luan”? Atëherë sigurisht se do t’iu kujtohet Zanzibari, arkipelagu i cili njihet për traditën e vet turistike.
Vetëm kur mendoni për Zanzibarin, do t’iu parafytyrohen imazhet e plazheve të pafundme, të cilat i përmbushin cilësimet e shumta si idil tropikal.
Sidoqoftë, përderisa pushimi në plazh mund të jetë mjaft relaksues, nëse ky është aktiviteti i vetëm i juaji në Zanzibar, mund të humbisni një pjesë tjetër të madhe të këtij ishulli.
Pasi të shijoni plazhet e mrekullueshme të bukurisë së pafundme të Zanzibarit, është koha të eksploroni edhe anë tjera të këtij ishulli.
Informata të përgjithshme për Zanzibarin
Sipërfaqja: 1,020 kilometra katror
Lokacioni: Në bregun lindor të Tanzanisë
Koha për t’u vizituar: Gjithë vitin
Topografia: Ishuj koralë me xhungla tropikale në pjesën qëndrore kurse pjesa perëndimorë dhe lindore e karakterizuar me plazhe mahnitëse.
Plazhet që ju lënë pa fjalë
Nungwi, Kendwa, Paje dhe Kiwengwa janë vetëm disa prej shumë top destinacioneve në ishullin e Zanzibarit që ka një mori të plazheve pafund për t’u eksploruar. Fjalët nuk mund të përshkruajnë bukurinë e këtyre plazheve, por vetëm imazhet!
“Zhdukuni” në rrugët labirint të Qytetit të Gurit (Stone Town)
Asnjë udhëtim drejt Zanzibarit nuk është i kompletuar pa një natë ose dy në Stone Town, apo Qytetin e Gurit. Kur të qëndroni në këtë pjesë, ecni nëpër rrugët që do t’iu duken sikur labirint e që do t’iu çojnë në Creek Road, e ku do të parakaloni para Forodhani Gardens, të relaksoheni në Mrembo Traditional Spa dhe të kënaqni veten tuaj për një drekë në një mbrëmje të bukur.
Shkoni zhytuni nëpër shkëmbinjtë nën-ujorë të koraleve kaleidoskopike
Një prej përjetimeve të veçanta gjatë një udhëtimi në Zanzibar është zhytja. Vendet më të mira përfshijnë brigjet e ishullit Mnemba dhe ujërat sfiduese të Pembas. Ata që nuk janë profesionalë në zhytje dhe preferojnë ujërat më të qeta rekomandohen të vizitojnë ishullin Chumbe me koralin origjinal të klasit botëror.
Shijoni pamjen e pafundme të perëndimit të diellit duke lundruar
Një perëndim dielli duke lundruar mund të jetë magjike dhe romantike, por edhe thjesht qëndrimi në plazh, relaksimi në shkëmbinjtë e shijimi i ushqimit të freskët të detit e kënaqësia e pamjes së asgjë tjetër pos një oqeani tropikal e bëjnë këtë udhëtim tuajin përallor.
Filloni tourin e ndritshëm të erëzave
Secili udhëtim në Zanzibar duhet të përfshijë një tour të erëzave: pyesni përreth dikë nga qytetarët lokalë të cilët janë mikpritës dhe dinë t’iu njoftojnë me një prej karakteristikave kryesor të këtij arqipelagu të Tanzanisë. Ideja e këtij udhëtimi mund të duket një klishe, por shijimi i erëzave që vilen në baza ditore nga xhunglat e paprekura mund të jetë fascinuese.
Qëndroni afër botës së egër të ishullit
Adhuruesit e kafshëve nuk do të zhgënjehen nga Zanzibari. Vizitoni koloninë e majmunëve në Jozan-Chwaka Bay National Park dhe më pas kaloni në Qendrën e Fluturave të Zanzibarit. Nëse jeni në zonën Nungwi, atëherë shtegtoni përreth që të shikoni breshkët në Mnarani Natural Aquarium. Është një projekt bashkëbisedues shumë i radhë, një mundësi unike t’i shihni breshkët prej afër.
Notoni me gjigantët e natyrës
Ndoshta përvoja ultimative në botën e egër është mundësia që të shihni dhe të notoni me peshkaqenë balena në brigjet e Mafias. Mes shtatorit dhe marsit çdo vit ka udhëpërshkrime të mrekullueshme për të mësuar dhe për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme me këta peshq. Një përjetim spektakolar!
Takoni vendasit
Gjërat e mrekullueshme të Zanzibarit janë shpesh larg prej resorteve dhe vendeve të zakonshme dhe veprimet e juaja jasht prej agjendës pasi të takoni vendasit do t’iu çojnë në vende të paprekura dhe do t’iu mbushin emocione derisa eksploroni.