Një hulumtim ka treguar që këta janë faktorët të cilët parashikojnë se a do të jeni të suksesshëm apo jo…
Me siguri keni rastin të takoni shumë femra të suksesshme, mbase edhe ju me siguri jeni të suksesshëm, qoftë si student, qoftë në ndërmarrjet afariste. Mirëpo çka është ajo që femrës i jep mundësinë të ndërtojë karrierën?
Në disa decenie të kaluara numri i femrave në funksione të larta dukshëm është rritur, mirëpo, megjithatë, damat ende janë në pakicë në pozicionet e larta, transmeton Telegrafi.
Çka është ajo që femrat i pengon të arrijnë deri te funksionet më të larta menaxheriale? Dhe çka është ajo që disa dama megjithatë kanë arritur deri te pozita kryesore?
Kohë më parë është bërë studimi i firmës “Caliper”, e cila merret me rekrutimin e talenteve, është marrë me karakteret personale dhe me karakteristikat të cilat i stolisin 85 femra të suksesshme. Qe se çka është veçuar:
- 1. Asertiviteti: Aftësia që qartë dhe drejtpërdrejt të thotë atë që mendon.
- 2. Agresiviteti: Në kuptimin e angazhimit luftarak dhe veprimit konstruktiv.
- 3. Empatia: Dëgjimi dhe mirëkuptimi.
- 4. Egoja e fuqishme: Vetëbesimi dhe tejkalimi i sfidave.
- 5. Energjia: Entuziazmi dhe kujdesi për veten (po, kjo nënkupton gjumë të mjaftueshëm).
- 6. Toleranca ndaj stresit: Njohja e mënyrës për relaksim.
Ky hulumtim gjithashtu thekson që pengesa më e madhe me të cilën ballafaqohen femrat, karriera e të cilave është në ngritje, ndjenja e fajit për shkak të asaj që nuk kalojnë mjaft kohë me familjen.
Veç kësaj, femrat shpesh ballafaqohen me domosdoshmërinë që t’ua kalojnë kolegëve, në mënyrë që në përgjithësi të kuptohen seriozisht, si edhe me mungesën e përkrahjes në familje, kur janë të angazhuara në pozita drejtuese.