Këtë vit erdhi dhurata e fundit, që përkoi me 21-vjetorin: një prag shumë i rëndësishëm në SHBA. Një histori shumë prekëse
Çdo vit, për pesë vjet, një buqetë me lule dhe një letër. Është dhurata që një baba nga Tennessee, i cili vdiq nga kanceri në 2012, mendoi të shoqëronte vajzën e saj Bailey Sellers deri në ditëlindjen e saj të 21-të: një moment i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara. Historinë e tregoi vetë Bailey në Tuitter, ku ajo ndau një foto të vjetër të saj dhe babait të saj, si dhe dhuratën e fundit që ajo mori.
Babai përgatiti gjithçka përpara se të vdiste, duke e ditur se ai nuk do të ishte pranë saj, pagoi për lule dhe shkroi pesë letra të bukura. Në këtë të fundit thuhet: “Ky është dokumenti im i fundit i dashurisë, derisa të takohemi përsëri. Nuk dua që ti të qash ende vogëlushja ime, sepse jam në një vend më të mirë”.
“Ti – vazhdon babai – je dhe do të jesh gjithmonë margaritari më i çmuar që më është dhënë. Eshtë ditëlindja jote e 21 dhe dua që të mbetesh gjithmonë besnike ndaj vetes tënde dhe që të respektosh mamanë”.
“Ji e lumtur dhe jetoje jetën tënde plotësisht. Unë do të jem gjithmonë në krahun kur të gjesh një pengesë, duhet vetëm të vështrosh rrotull, dhe do të më shohësh. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen. Babi”.
Historia e rrëfyer nga Bailey të kujton gjestin e Elisa Girottos. Kjo nënë nga provinca e Trevisos në Itali, që vdiq në moshën 40 vjeçare në shtator. Para se të ndërronte jetë, ajo kish përgatitur nga një dhuratë për ditëlindjen e të bijës 1 vjeçe, deri kur ajo të mbërrijë moshën madhore. Një gjest dashurie për t’i qëndruar pranë të bijës në vitet e rritjes dhe formimit. / Bota.al