Prokuroria në Los Anxhelos ka nisur një hetim ndaj Sylvester Stallone për agresion seksual, nisur prej një denoncimi të bërë në vitin 2017 dhe që i referohet viteve ‘90.
Aktori i mohoi akuzat, por pranoi se ka pasur një lidhje me gruan që ka bërë denoncimin, në vitin 1987, ndërsa ishin të angazhuar me xhirimet e një filmi në Izrael.
Përfaqësuesi ligjor i Stallone deklaroi se gruaja ka dashur ta bëjë mediatike historinë e saj. Akuzat ndaj aktorit vijnë në kohën e stuhisë #MeToo, mbi dhunën seksuale në Hollywood.