Jeni kurjozë të lexoni fatin tuaj në bazë të vijave të dorës.
Vija e parë e duarve është më e rëndësishmja.
Ajo është e vendosur afër pëllëmbës.Nëse kjo vijë është e qartë dhe e thellë, pa ndërprerje, apo boshllëqe, kjo do të thotë se do gëzoni shëndet të plotë në përgjithësi. Nëse vija është e dobët, e lidhur si me zinxhirë ose e thyer, mund të tregojë ndonjë problem shëndetësor.Te femrat, kur vija e parë përkulet drejt bazës së pëllëmbës ose kur ajo është e prishur, tregon probleme gjinekologjike të tilla si vështirësi për të ngelur shtatëzanë, perioda të çregullta etj.Te meshkujt, ajo vijë sinjalizon probleme urinare, hormonale, prostate ose riprodhuese.
Vija #2 : Vija e pasurisë
Vija e dytë e dorës përdoret për të matur të ardhmen e individëve nga ana e pasurisë . Kjo vijë tregon për pasurinë tuaj, prosperitetin dhe lumturinë. Kjo vijë duhet të jetë e pandërprerë pa asnjë mangësi ose lidhje zinxhirësh. Nëse është shumë e përcaktuar pa ndonjë mangësi apo lidhje zinxhirore, shanset janë që jeta juaj të jeë e mbushur me burime të mira financiare. Ndërkohë çarjet tregojnë vështirësi financiare.
Vija #3 : Vija e suksesit
Ndërsa shumica e njerëzve kanë të paktën dy vija, jo të gjithë e kanë të tretën. Ajo lidhet me karrierën, suksesin dhe famën. Nëse vija juaj e tretë është e fortë dhe e vazhdueshme, ajo thotë gjëra të mëdha për jetëgjatësinë tuaj dhe kjo tregon që ndoshta do të keni një ndikim të jashtëzakonshëm tek njerëzit në jetën tuaj, si në shtëpi dhe në vendin e punës. Ju jeni një person që njerëzit do ta kujtojnë gjatë.
Vija #4: Vija e forcës
Vija e katërt është më e rralla nga të gjitha, jo shumë njerëz e kanë këtë në dorë. Nëse je një nga pak fatlumët që e kanë një vijë të katërt, do kesh një jetë të gjatë dhe të bukur. Kjo vijë shkon paralel me vijën e tretë dhe e plotëson atë. Një linjë e dukshme e katërt tregon një prani të fortë sociale dhe mund të thotë se do të keni shumë pasardhës.