Frika që kishte dhëndri nga rrufetë, bëri që një dasmë në Indi të ndërpritej në mes.
Ishte nusja e tij që mori këtë vendim të papritur, pasi nuk mund ta duronte dot bashkëshortin e saj që filloi të bënte disa veprime të çuditshme si pasojë e frikës që kishte prej vetëtimave.
Nusja u ngrit menjëherë për t’u larguar nga dasma prej veprimeve të çuditshme që po bënte partneri i saj në momentin kur një rrufe ra në afërsi të dasmës, por kushërinjtë e dhëndrit refuzonin që ajo të largohej.
Ata iu kundërvunë të afërmve të nuses dhe aty plasi përleshja mes dy familjeve.
Pas ceremonisë martesore të kthyer në zënkë masive, policia ka arrestuar tre pjesëmarrës, ndërsa po bëhen hetime për motivet kryesore të ngjarjes.