Moti për të mërkurën mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.
Sipas MeteoAlb, pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat malore Veriore, duke rrezikuar sërish esktremin Verior nga shira të izoluar. Pasditja dhe orët vijuese risjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke variuar nga 15 në 35 – 36°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.
Europa
Vijon pjesa më e madhe e Europës nën ndikimin e motit të kthjellët.
Përjashtim bën ekstremi Verilindor dhe zona të izoluara të Europës Perëndimore, ku priten stuhi afatshkurtra shiu dhe ere.