Rrjetet sociale po ndikojnë përherë edhe më shumë në uljen e numrit të lindjeve.
Duket disi e çuditshme por ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundi nga Shërbimi Këshillimor Britanik për Shtatzaninë.
Por si ndikojnë rrjetet sociale? Ato kanë bërë që të rinjtë të fiksohen pas tyre dhe romancave online.
Në këtë mënyrë, adoleshentët e moshave 16 dhe 18-vjeç përherë e më shumë po humbasin interesin për marrëdhënie seksuale.
Ata preferojnë të kalojnë kohë me familjen ose të kenë romanca online. Studimi ka përfshirë 1.000 adoleshentë të moshave 16 dhe 18 vjeç, nga të cilët u bzulua gjithashtu se janë më pak të tërhequr ndaj pijeve alkoolike.
2/3 e adoleshentëve kanë deklaruar se nuk kanë kryer kurrë marrrëdhënie seksuale dhe 24% e tyre deklarojnë se nuk e kanë provuar kurrë alkoolin.