Aktorja e filmave me pullë të kuqe, Mia Khalifa ka hequr dorë nga puna e saj.
24-vjeçares nga Libani iu deshën vetëm tre muaj që të bëhej super e famshme dhe ka qenë aktorja më e kërkuar e vitit 2016 për filmat për të rritur.
Por tani Mia ka gjetur një punë të re.
Ajo ka njoftuar se do të bashkohet me ish-yllin e NBA Gilbert Arenas për të drejtuar një program të përditshëm në kanalin Youtube të revistës “Complex”
.
Atë tashmë do ta shohim në rolin e moderatores në emisionin sportiv.
Në një intervistë Mia ka thënë:
“I jam shumë mirënjohëse revistës dhe Gilbertit për mundësinë që të jem pjesë e saj”.
24-vjeçarja është përballur me kritika dhe kërcënime nga ISIS sepse ka bërë filma me pullë të kuqe.