Këngëtarja e njohur me famë botërore, Jennifer Lopez, përveç zërit të saj njihet edhe për interpretimet në disa filma, ku së fundmi është angazhuar në serialin “Swipe Sessions”.
Aty ajo ka rolin e këshilltares së një këngëtareje, e cila kërkon të gjejë dashurinë e jetës. Artistja sipas rolit që ka i jep një këshillë, që ndoshta është bazuar edhe në eksperiencat e saj personale.
“Burrat nën moshën 30 vjeçare janë të padobishëm”, i thotë Jennifer. Ndërkohë, një eksperte e marrëdhënieve e problemeve në çift ka thënë se këshilla e Lopez është e vërtetë pasi deri në 30 vjeç burrat duhet të realizohen profesionalisht dhe të kenë financa të mira. Madje pas kësaj moshe burrat janë më të predispozuar për të çuar lidhjen në martese.