Këto vajza që shihni në fotot e mëposhtme postuan në instagramet e tyre selfie të bëra në momente të ndryshme duke treguar ndryshimin e trupit të tyre.
Të gjithë kemi parë në instagram trupa super të tonifikuar, bark të sheshtë, muskuj të bukur dhe të pasme të ngritura.
Por si është e mundur kjo vallë?!
Ne përpiqemi të mbajmë dieta e vdesim në palestër dhe kurrë nuk shohim rezultat në trupat tanë.
E vërteta është se shumë nga këto selfiet që shohim në instagram nuk janë reale, por janë të shkrepura nga një kënd i duhur, me dritë të mirë që realizon foton perfekte.
Me pak fjalë, pak sekonda më vonë personi në foto mund të duket nga i shëndoshë, në shumë i tonifikuar.
Fotot e mëposhtme janë realizuar për të treguar se po të gjithë kanë palë në bark dhe celulit gjithashtu. Ndaj mos u mashtroni dhe duajeni lëkurën dhe trupin tuaj ashtu siç është.