Dashuria është me të vërtetë më e dashur herën e dytë. Çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe me më pak rrezik për t’u ndarë, thuhet në një raport britanik.
Sipas Fondacionit të Martesave, 45 për qind e martesave të para janë të destinuara për të përfunduar në dyert e gjykatave të divorcit.
Por vetëm 31 për qind e martesave të dyta dështojnë. Dhe burrat që martohen për herë të dytë kanë më shumë mundësi të gjejnë lumturinë.
Këto arrihen në martesën e dytë nga mosha dhe përvoja dhe njerëzit janë më të gatshëm për t’u përfshirë. Tani nuk shkojnë drejt martesës pa e menduar shumë, por do të peshojnë mirë të mirat dhe të këqijat.
Harry Benson, që ka shkruar raportin për Fondacionin e Martesave, thotë që: “ Martesat e dyta funksionojnë më mirë sepse njerëzit që martohen për herë të dytë janë sigurisht më të rritur sesa ata që martohen për herë të parë.”
Ata kanë më shumë mundësi të rrinë bashkë sepse kanë eksperiencën e së shkuarës.
“Një nga shpjegimet është që mosha më e madhe rimon me të ardhura më të larta. Të ardhurat më të larta kanë efekt qetësues për disa nga problemet e përditshme që hasin çiftet. Një mundësi tjetër është që mosha e madhe do të thotë fëmijë më të rritur nga marrëdhëniet e mëparshme. Dhe më pak martesa të dyta për burrat janë pasojë e presionit social që i ka bërë ata të martohen herën e parë. Prandaj meshkujt janë më të mirë herën e dytë”.
Ai shton: “Lajmi i mirë është që çiftet që duan të martohen për herë të dytë nuk kanë pse tremben nga statistikat e frikshme të martesave. Martesat e dyta zakonisht shkojnë mirë”.
Specialistja e marrëdhënieve Dr. Pam Spurr ka thënë që ndërsa, sipas statistikave, martesat e dyta përfundonin më shpejt, mendohet dhe që pjekuria i ndihmon ato. Ajo shton që këto martesa mund të kenë edhe më shumë probleme kur kanë fëmijë nga martesat e mëparshme.
Këshilluesja e marrëdhënieve në çift Paula Hall kujton që mund të ketë edhe shtrëngesa në para për shkak të shpenzimeve të divorcit, por ajo shton: “Njerëzit në martesat e dyta kanë ide më të qarta për botën dhe veten. Pasi kanë kaluar divorcin dhe ndarjen, mund të kenë më shumë motivim për të punuar për të zgjidhur problemet dhe për të shpëtuar martesën.”