Si të përgatitemi për pushimet perfekte dhe pa stres

E Enjte, 02 August 2018 08:51

Nëse e keni gjetur ndonjëherë veten duke shpresuar për pushime të tjera para se të mbaronit së bëri gati bagazhet nga pushimet e fundit, atëherë është koha të bëni diçka ndryshe para se të nisni këto pushime që mund të jenë pikërisht ato që ju duhen…

Sipas Huffingtonpost ja cilat janë 8 mënyrat më efektive:

1. Mos u stresoni t’i lini gjërat ashtu siç do donit t’i gjenit kur të ktheheshit

2. Ndoshta keni dëgjuar se një tavolinë e paorganizuar është një mendje e paorganizuar gjithashtu, por çfarë mund të themi për një tavolinë bosh? 

Shumë njerëz stresohen duke bërë punë ekstra para se të nisen me pushime, me shpresën se do të reduktojnë sasinë e punëve kur të kthehen. 

Por e vërteta është që kur kthehesh do të ketë gjithnjë shumë punë për të bërë. Për këtë arsye rekomandohet që mos të stresoheni paraprakisht, pasi është vërtetuar që kjo gjë shkakton vetëm shton stressin dhe ankthin, ndaj këtë gjë lëreni për kur të ktheni me një fokus e prioritet detyrash për të sistemuar gjithçka brenda afateve kohore të përcaktuara nga vetë ju.

3. Mos u bëni lehtësisht i arritshëm

Presioni nga shefi mund t’ju bëjë të ndiheni të detyruar të kontrolloni punën çdo ditë. Mos e bëni asnjëherë këtë! Ndërsa i shpjegoni shefit tuaj planet e pushimeve thjesht mund t’i thoni se do të bëni ndonjë kontroll herë pas here. 

Sa më shpesh kontrolloni emailin dhe sa më tepër i përgjigjeni telefonatave, aq më shumë jepni idenë ndaj kolegëve dhe shefave se do të jeni të të disponueshëm 24/7. Kështu ata nuk përpiqen të gjejnë një mënyrë apo dikë tjetër që të bëjë punën tuaj sesa vetë ju.

4. Praktikohuni

Menjëherë pasi keni njoftuar se nuk do të jeni të disponueshëm gjatë ditëve të pushimeve, “përveçse për ndonjë kontroll të herë pas herëshëm”, praktikohuni sikur keni ikur në mënyrë që të mësoni kolegët me këtë ide por dhe vetë trurin tuaj. Fikeni telefonin para se të flini ose largohuni më herët nga puna për një shëtitje relaksuese për t’i dërguar mendjes tuaj mesazhin sesi do jenë ditët e ardhshme.

5.Kujtohuni që jeni me pushime

Kujtohuni që kjo nuk është një zgjatje e punës në një ambient e vend tjetër. Kontrollimi i shpeshtë i emailit dhe telefonit nuk do t’ju lejojë të shkëputeni mendërisht nga puna. Mos harroni qe jeni me pushime dhe jo më kot i keni fituar ato ditë.

6. Bëj diçka ndryshe me telefonin tënd

Nuk keni përse t’a harroni teknologjinë dhe përdorimin e telefonit tuaj, pasi humbja e kontaktit mund t’ju stresojë më tepër. Një formë e mirë është fikja e tij dhe të qënit i qetë se do t’a kontrolloni sërish pas pak; bazuar në intervalet kohore të vendosura nga vetë ju. Ndërkohë nëse vazhdoni të shqetësoheni se po humbisni diçka, ju po humbisni atë moment të jetës suaj.

7. Organizo një aktivitet

Ndonjëherë mundësia e të paturit asgjë për të bërë mund të duket e çuditshme. Nëse jeni mësuar të jeni tepër i angazhuar në punë do t’ju duhet pak kohë për t’u qetësuar dhe për të shijuar pushimet. Bëni më mirë një strukturë të aktivitetevë të mundshme që mund të jenë formë argëtuese për ju dhe personat me të cilët do të pushoni.

8. Kujtoji vetes se gjithçka është shumë mirë

Shumë punonjës kanë frikë se nëse ata ikin me pushime dhe gjithçka shkon mirë në zyrë, ata nuk do kërkojnë më kthimin e tyre e koj mund të jetë shumë frustruese në një periudhë të tillë të vështirësive ekonomike. 

Madje shumë prej tyre stepen dhe për t’i kërkuar ato. Por harroji të gjitha këto mendime: nëse ju keni punuar dhe keni dhënë maksimumin në punë, atëherë meritoni çdo ditë pushimi e relaksi.

Dhe mos harroni, imagjinoni si do të ishin pushimet tuaja perfekte dhe kujtohuni nëse do donit t’a shikonit veten me telefon në vesh apo duke kaluar monete të veçanta me njerëzit tuaj më të dashur. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...