Mjaft prej agjencive turistike bien dakord se shumica e të rinjve preferojnë të vizitojnë Barcelonën për pushimet verore. Por cilat janë arsyet, përveç ofertave të leverdisshme? Më poshtë do t’ju japim disa arsye se pse të rinjtë preferojnë të vizitojnë këtë qytet të Spanjës përgjatë verës.
- Në Barcelonë ke mundësinë të shohësh e të mësosh shumë për historinë e Spanjës.
- Ka kudo internet falas përmes Ëi-Fi publikë të shpërndarë në të gjithë qytetin.
- Jeta e natës është mjaft e përshtatshme për të rinjtë me dhjetëra klube të njohura nate në qytet.
- Vizitat me biçikletë në Barcelonë janë ndër më të bukurat. Duke qenë qytet i madh, ai mund të vizitohet mjaft mirë me biçikletë nën shoqërinë e një personi që bën guidën.
- Bukuritë e natyrës dhe ato të ndërtuara nga njerëzit janë të shumta. Përmendim këtu rrugën e famshme “Las Ramplas” (ndoshta më e famshmja në Spanjë), apo parkun e ngjashëm me Central Park në NeW York, me emrin “de la Ciutadella”.
- Është metropoli më i madh në Europë përgjatë bregdetit mesdhetar dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë.
- Bregdeti fantastik. Kush nuk ka dëgjuar e kush nuk ka parë foto e video të bregdetit spanjoll. Barcelona i përfaqëson më së miri ato foto dhe me standarde mjaft të larta të pastërtisë.
- Të gjithë njerëzit janë miqësorë dhe mjaft të paraqitshëm. I keni dëgjuar “gojëdhënat” se spanjollët/et janë njerëz të paraqitshëm? Epo jo vetëm që janë të vërteta, por janë edhe njerëz tepër socialë.