Kur pushimet tona janë drejt fundit e vetmja gjë që kërkon shumica prej nesh është të qëndrojë aty dhe disa ditë më tepër ose ndoshta…përgjithmonë.
Po sikur kjo të jetë e mundur?
Vidanta, kompania luksoze e turistëve që zotëron një pjesë të pronave më mahnitëse në Meksikë, ka nxjerrë një njoftim për “Punën më të mirë në botë”.
Në thelb, kandidati i përzgjedhur për këtë punë do të kalojë një vit në Meksikë nga një vendpushim në tjetrin, duke ndarë përvojat e tij ose të saj në mediat sociale.
Fituesi i punës do të përfitojë edhe të gjitha përvojat dhe lehtësirat turistike si aktivitetet e ndryshme, ushqimet, falas.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe strehimit do të mbulohen gjithashtu për çdo vendpushim. Mendoni që të gjitha këto janë përveç pagës prej 120,000 dollarë. Jo keq apo jo? Megjithëse nuk kërkohet një eksperiencë pune e mëparshme, vetëm një individ shumë specifik do të punësohet për këtë punë.
“Kandidati ideal për “punën më të mirë në botë” është dikush që i pëlqen të udhëtojë dhe vë re edhe detajet më të vogla. Ne jemi duke kërkuar për dikë që është kurioz për botën dhe i pasionuar që të ndajë bukurinë që ata gjejnë gjatë udhëtimeve të tyre me të tjerët. Duhet të ndajë aventurat dhe eksplorimet nga vendet e ndryshme në mediat sociale dhe më e rëndësishmja, ata duhet të jenë të rehatshëm dhe të sigurt në çdo situatë, qoftë përpara kamerës, ose duke hedhur një ide për një postim në blog ose duke eksploruar nëpër xhunglën meksikane“, tha Norma Preciado, drejtoresha e marketingut të Vidantas, sipas thepointsguy.com.
Aplikimet për punë do të pranohen deri të dielën më 21 tetor dhe kandidati i zgjedhur do të shpallet më 1 nëntor. Aplikacioni është i lehtë: thjesht hyni në faqen e internetit të “Punës më të mirë në botë” për të ngarkuar CV-në tuaj, duke përfshirë edhe adresat tuaja të mediave sociale. (linku aplikimit – https://www.worldsbestjob.com/)