Kylie Jenner shumë shpejtë pritet të bëhet miliarderja më e re në botë.
21-vjeçarja po shijon pasurinë e saj të madhe me jetën luksoze dhe shtëpi marramendëse, në të cilën banon me të dashurin e saj dhe vajzën Stormi.
Fansat e kanë përkrahur gjithmonë, e sidomos pas lansimit të produkteve të grimit kur i kanë blerë dhe vazhdojnë t’i blejnë me të madhe.
E me këtë rast, Kylie ka vendosur t’i tregojë fansave shtëpinë në të cilën ajo kalon kohën me familjen, e cila sigurisht se ju lë pa frymë.
Kylie përveç kësaj shtëpie, ka edhe shumë shtëpi tjera po kaq luksoze nëpër Amerikë e pasuri tjera të patundshme që ka filluar të blejë që nga mosha 18 vjeçare.