Si të dërgoni mesazh me ngjyrën e rrobave dhe pse duhet t’u kushtoni kujdes të madh detajeve ne veshje.
Të gjithë e dimë që ngjyrat kanë ndikim tek personat dhe ekzistojnë teori të tëra që merren me pasojat e ndikimit të ngjyrave tek ne, si kromoterapia.
Por, pasi që veshja është pjesë e komunikimit joverbal me të cilin u dërgojmë mesazhe njerëzve me të cilët bisedojmë, edhe në këtë segment duhet të ketë vëmendje të madhe që të mos keqkuptohemi.
Ja disa këshilla për zgjedhjen e ngjyrave dhe kuptimin e tyre:
E kuqja – rrezaton me vetëbesim dhe energji. Bëni kujdes me ketë ngjyrë. Jep përshtypjen e agresivitetit.
E verdha – jep elan dhe forcon vetëbesimin. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendje dhe të theksoni personalitetin tuaj – vishni diçka të verdhë. Vepron në mënyrë qetësuese.
Vjollca – dëshironi të mbroheni nga kërkesat e paarsyeshme, e vjollca është zgjedhje e mirë. Simbolizon madhështinë, dinjitetin dhe fisnikërinë. Nuk rekomandohet në botën e biznesit, sepse na bën melankolik, të pavendosur dhe të thyeshëm.
E bardha – jep stimulim, efikasitet dhe qartësi.
Roza – jep mesazhin që personi shqetësohet për të tjerët. Tregon butësi dhe afërsi.
E hirta – dërgon mesazh të delikatesës dhe të profesionalizmit. Me kombinimin e gabuar me ngjyrat tjera mund të dërgojë mesazhin që personi ka vetëbesim të ulët.
E gjelbra – nëse dëshironi të përshtateni në mjedisin e punës dhe të shmangni obligimet – vishuni në të gjelbër. Simbolizon kthjelltësinë.
E zeza – jep përshtypjen e profesionalizmit dhe vendosmërisë, por edhe të distancimit.
E kaltra – ngjyrë e arsyes dhe e rrezikut. Zgjedhje e mirë.
Kombinimi i ngjyrave mund të na paraqesë në mënyra të ndryshme, dhe kësaj duhet t’ia përshtatim edhe mënyrën e sjelljes dhe komunikimin verbal me të cilin do të tregojmë se çfarë dëshirojmë.