E bardha është ngjyra e verës, pasi përcjell freski, pastërti dhe për më tepër nuk përthith rrezet e dielli, siç bëjnë ngjyrat e tjera. Pëlhurat e lehta, linoja, pambuku preferohen më së shumti, por si një medalje me dy anë dhe e bardha e ka një “defekt”, bëhet shumë shpejt pis.
Nëse nuk tregoni kujdesin e duhur për rrobat ne këtë ngjyrë ato me kohën do të zverdhen , gjë të cilën askush nuk e do. Sekreti i rrobave borë të bardha nuk qëndron tek pluhuri larës apo detergjentët zbardhues, por tek 4 përbërësit e meposhtem natyralë!
- 1. Shtoni lëng limoni në larje e rrobave me dorë
Duke shtuar një filxhan lëng limoni në ujin e nxehtë ju do të arrini të keni rroba përsosmërisht të bardha. E mira është t’i lini për disa orë dhe pas shpëlarjes t’i thani në diell. - 2. Shto uthull të bardhë ne lavatriçe
Thjesht hidhni në një filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes së rrobave tuaja dhe rrobat e bardha do të shkëlqejnë ! Kini kujdes që në lavatriçe të keni vetem rroba ne kete ngjyrë. - 3. Sodë buke
Kjo metodë aplikohet përpara se rrobat të lahen në makinën larëse. Në një legen hidhni ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar rrobat e bardha dhe shtoni sodë buke (rreth një gotë, ose në varsë të ujit në legen) Lërni rrobat për disa orë dhe më pas lajini në lavatriçe. - 4. Provoni peroksid hidrogjeni
Peroksidi i hidrogjenit ka aftësinë të heqë njollat e ndryshme nga rrobat e bardha si asnjë detergjent tjetër. Shto një gotë peroksid në larjen e fundit dhe nuk do të keni nevojë për asgje tjeter.