Për shumicën e femrave orgazma është pjesë shumë e rëndësishme bërjes së dashurisë dhe e masturbimit. Për arritjen e orgazmës femërore është e domosdoshme atmosfera intime dhe relaksuese me eksitim seksual. Me rastin e eksitimit seksual, vagjina bëhet e lagësht, ndërkaq qarkullimi i gjakut rritet. Vagjina merr ngjyrë të errët dhe klitorisi fryhet. Buzët e vagjinës ndahen dhe zgjerohen, transmeton Telegrafi.
Mitra dhe fyti i mitrës ngrihen dhe shkojnë prapa në drejtim të brendshëm. Në këtë mënyrë vagjina bëhet më e gjatë, përkatësisht, më e thellë. Pulsi shpejton, ndërkaq rritet edhe temperatura trupore e femrës, e cila çon deri në djersitje të shtuar.
Thimthat bëhen më të fortë, ndërkaq syri i mprehtë mund t’i vërejë që madje edhe lëkura e femrës fillon të shkëlqejë. Disa femra skuqen në fytyrë, por u shihet skuqje edhe në qafë dhe gjoks. Është e mundshme që ta stimuloni me dorë, gojë, vibrator apo penis. Penetrimi gjithsesi dukshëm shton eksitimin.
Orgazma shfaqet në kulmin e eksitimit, kur i gjithë organi gjenital i femrës shtrëngohet dhe lirohet ritmikisht. Kjo mund të zgjasë nga dhjetëra sekonda deri në një minutë të plotë. E gjitha është e shoqëruar me dridhje trupi, djersitje dhe klithma.
Pastaj, femra ndien nevojë që të pushojë nga kënaqësia. Nëse eksitimi ka qenë i madh, femra është e gatshme “edhe për një herë”. Atëherë vjen deri te fenomeni i quajtur “orgazma e shumëfishtë”. Mirëpo, disa femra mund të përjetojnë edhe më shumë orgazma të vogla gjatë një marrëdhënie seksuale. E gjitha varet nga sensibiliteti i femrës…