×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ju kruhet vazhdimisht koka edhe pse laheni çdo ditë?! Këto janë 3 trajtimet që duhet të provoni

Diel, 23 September 2018 17:29

Ndonëse nuk konsiderohet një problem shëndetësor, kruajtja e shpeshtë e skalpit është një ndër problemet më të zakonshme të lëkurës së kokës që shqetëson jo pak persona. Në qoftë se jeni lodhur nga kjo situatë dhe nuk gjeni dot zgjidhje, nuk keni nevojë të provoni kremra e shampo me përmbajtje kimike, por tre trajtimet e mëposhtme.

1.Aplikoni uthull molle: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja, zbutësi apo llaku i flokëve i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë, të djegur dhe kruajtje të vazhdueshme të skalpit. Në qoftë se jeni të lodhura nga kjo situatë, Living ju propozon të përdorni uthull molle. Pasi të keni përfunduar së bëri dush, në një filxhan shtoni 4 lugë gjellë uthull molle, lëng limoni sipas dëshirës dhe 2 lugë uj të vakët. Masazhoni skalpin, lëreni të veprojë për disa minuta dhe shpëlani kokën si zakonisht. Do të vini re ndryshimet që pas dy përdorimeve të para. I gjithë sekreti qëndron tek acidi acetik i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale.

2.Përdorni Aloe Vera: Në pamje të parë, Aloe Vera mund të mos jetë bima e preferuar për të dekoruar ambientet e brendshme të shtëpisë pasi nuk ka erë, nuk lulëzon dhe gjethet e saj në trajtë gjembaçi nuk duken aspak dashamirëse. Por, pas kësaj tejet ekzotike fshihen mbi 75 ushqyes dhe 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, selen), vitaminat A, B, C, D dhe E, antioksidantë e përbërës të fuqishëm me veprim antiinflamator. Kjo është edhe arsyeja përse vitet e fundit, të gjitha industritë e kozmetikës janë orientuar drejt kësaj bime magjike. Me ndihmën e një luge çaji, mblidhni xhelin e brendshëm në gjethet e Aloe verës dhe aplikojini direkt në flokë pas shpëlarjes së fundit, ose përdoreni që para se të lani kokën.

3.Trajtoni flokët me vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çaji e ka origjinën nga Australia e nëse disa dekada më parë nuk ishte shumë i njohur, vitet e fundit ky vaj po përdoret gjithnjë e më shumë. Që nga viti 1900, përdorimi i vajit të çajit si një antiseptik i fuqishëm, antifungal dhe antibakterial është përhapur në mbarë botën dhe tani mund të gjendet lehtë dhe në tregun shqiptar. Një sasi vaji pak i holluar e aplikuar në kokën mund të bëjë mrekulli: përshpejton qarkullimin e gjakut, procesin e rritjes së flokëve dhe qetëson acarimin e skalpit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...