Gruaja që ka akuzuar futbollistin Christiano Ronaldo për përdhunim, ka qenë e martuar me një shqiptar. Gazeta gjermane, Der Spiegel, shkruan se Kathryn Mayorga është diplomuar për gazetari dhe se në vitin 2008 ajo u martua me një barist shqiptar.
”Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. ”Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. ”Dhe së pari, unë u lidha me të”. Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.shkruan “Der Spigel”.