×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkenca sqaron, ja pse ngjajnë çiftet e martuara me njëri tjetrin

Hënë, 01 October 2018 17:59

Ka një arsye logjike që nganjëherë bashkëshortët duken si kushërinj apo edhe si vëllezër e motra, dhe kjo nuk është rastësi…

Mendoni për çiftin tuaj të preferuar apo për vetë ju si çift dhe do të dalloni një ngjashmëri të habitshme në tiparet e fytyrës. Qoftë faqet tuaja të plota, një hundë e fortë, sytë në ngjyrë kafe apo të njëjtën ngjyrë flokësh qelibar të zi.

Mund t’ju duket një rastësi apo thjesht një imagjinatë, por një studim i ri sugjeron se ka një arsye se përse çiftet e martuara ngjajnë me njëri-tjetrin.

Ne kemi tendencë që të tërhiqemi nga personat që ngjajnë me ne. Sipas studimit, çiftet e martuara shpesh ngjajnë me njëri-tjetrin për arsyen e një tendence njerëzore, atë të të martuarit me dikë që ka të njëjtin paraardhës, por kjo prirje mund të jetë në rënie.

Ronnie Sebro nga Universiteti i Pensilvanisë, Josee Dupuis nga Universiteti i Bostonit dhe Neil Risch nga Universiteti i Kalifornisë, bënë kërkime në të dhënat gjenomike për të përcaktuar dhe për të gjetur të parët e 800 pjesmarrësve në çifte, që kishin prejardhje gjenetike të ndryshme nga njëri-tjetri dhe origjinë të ndryshme.

Bazuar në të dhënat e tyre, ata zbuluan gjenerata të bashkëshortëve që janë më shumë gjenetikisht të ngjashëm me njëri-tjetrin se sa mund të pritej. Ndoshta edhe më të habitshmen, ky model po zhvendoset.

“Deri vonë, shumica e njerëzve përzgjidhnin një bashkëshort nga brenda komunitetit të tyre lokal dhe ky person shpesh kishte të njëjtën origjinë, dhe struktura gjenetike e krijuar nga këto modele bashkëshortore në popullsi ka rënë me kalimin e kohës“, – thanë autorët e studimit.

Është e paqartë se përse tendenca për të zgjedhur një partner me karakteristika të ngjashme fizike po ulet gjithnjë e më shumë, por aksesi në internet, rritja e globalizimit dhe përzierja më e madhe e njerëzve me prejardhje të ndryshme mund të luajë një rol.

Megjithëse mund të kemi më pak të ngjarë të zgjedhim partnerë gjenetikisht të ngjashëm, kjo nuk do të thotë që bashkëshortët nuk do të duken më njësoj. Në një studim të mëparshëm, çiftet u fotografuan sapo ishin martuar dhe pastaj përsëri 25 vite më vonë.

Rezultatet e fotografive ilustruan se me kalimin e kohës, çiftet fillojnë të duken njësoj.

Studiuesit ia atribuojnë këtë ngjashmëri një martese të lumtur dhe afërsisë së çifteve, gjë që i çon ata drejt shprehjeve të njëjta të fytyrës.

Për shembull, nëse partneri juaj qesh shpesh dhe ju bën edhe ju të qeshësh, të dy keni shumë gjasa që të keni të keni të njëjtat linja të të qeshurit. Kjo mund të jetë një shenjë e mirë duke qenë se hulumtimi tregon se çiftet që qeshin së bashku, qëndrojnë së bashku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...