Shenjat e gishtërinjve thonë shumë për përsonalitetin tuaj. Ja çfarë domethënie kanë.
Harqe jo shumë të theksuar
Jeni përgjithësisht i përgjegjshëm dhe i rezervuar; punëtor, i mbyllur dhe me këmbë në tokë, sfidoni me drejtësi.
Harqe krijojnë një lloj piramide
Keni përgjithësisht personalitet bipolar. Nxeheni shpejt; jeni herë i mbyllur, herë shumë i shoqërueshëm; në varësi të humorit; jeni natyra që ju pëlqejnë sfidat; përgjithësisht tipa krijues.
Harqe të përthyer me një vijë në mes
Jeni përgjithësisht shumë ëndërrimtarë, të edukuar, të ëmbël, të qetë, ju pëlqen të ndiqni rrymën. Ndonjëherë, mund të jeni më të qetë se ç’duhet.
Harqe të lakuar
Jeni përgjithësisht shumë të pavarur. Inteligjentë dhe skeptikë ndaj gjithçkaje. Ju pëlqen të rebeloheni dhe nuk ua ndjen për mendimin e masës.
Harqe në formë rrathësh
Jeni përgjithësisht natyra shumë sfiduese. Ndonjëherë paksa egoist; ju pëlqen të krijoni një listë synimesh, dhe t’i arrini të gjitha. Nuk e duroni dot humbjen e kontrollit mbi jetën tuaj.
Harqe në formë spiraleje
Njerëzit me këtë formë të shenjave të gishtërinjve besohet se janë të pandalshëm. Jeni përgjithësisht shumë të motivuar, të vendosur dhe ambiciozë. Ju pëlqen të sfidoni.
Harqe në formë spiraleje të shtypur
Keni përgjithësisht tipin A të personalitetit. Ju pëlqen të konkurroni dhe shijoni shumë fitoren. Jeni detajistë, energjikë, dhe ndonjëherë të paqetë.
Jeni njerëz të dhembshur. Të aftë të bëni disa gjëra njëherësh dhe ta vini veten në vendin e tjetrit. Mund të jeni të turpshëm.
Në formë qerthulli
Jeni përgjithësisht mendjehapur. Keni aftësinë për t’i parë gjërat nga disa këndvështrime dhe për të komunikuar. Ju pëlqen jeta e planifikuar.
Harqe që krijojnë formën e syrit
Jeni përgjithësisht krijues. Artistë, lidera të lindur, thoni më shpesh ‘Unë ndjej’ sesa çdo frazë tjetër, por jeni lexues shumë të mirë të karaktereve të të tjerëve.
Harqe që krijojnë disa forma të ndryshme
Jeni më të veçantët. Shumë shprehës si natyrë, çka ndonjëherë mund t’ju hapë probleme, pasi e thoni gjithmonë mendimin tuaj. Drejtësia shoqërore është e rëndësishme për ju.