Një foto e një burri në plazh, e shkrepur në vitin 1943, mund të jetë dëshmi se udhëtimi në kohë ekziston.
Fotoja e realizuar në Towan Beach, Cornwall, UK, e cila është hedhur në internet, ka ndarë përdoruesit e rrjeteve sociale në dy kahe, ku disa besojnë se ka telefon në dorë, ndërsa të tjerë thonë se mund të ketë një paketë cigaresh.
Rreth burrit me kostumin kaf, janë dhjetëra njerëz të tjerë që shijojnë rrezet e diellit, por si për çudi aa duket sikur i fshihet masës teksa përdor celularin.
Dr. Kevin Pucrcell ka komentuar në foto:
Shkrepje e mirë! Është e qartë se burri me kostum kafe po kontrollon celularin e tij. Më në fund erdhi dëshmia që na duhej për të vërtetuar se udhëtimi në kohë ekziston.”
Gjithsesi ky imazh ngre shumë pikëpyetje, duke ditur që celulari i parë që mbahet në dorë pa asnjë lidhje me kabull është lançuar në vitin 1973 nga Motorola.