Princeshë Eugeenie dhe Jack Brooksbank janë martuar dhe në dasmën e tyre kanë qenë të ftuar disa nga personazhet mbretërore, përfshirë dhe Princin George dhe Princeshë Charlotte.
Të veshur me të bardha dy të vegjlit e familjes mbretërore tërhoqën vëmendje dhe arritën të jenë në fokus të kamerave, sidomos Charlotte që përshëndeste me dorë gazetarët dhe fotografët.
Qeshën, u argëtuan me kushërinjtë dhe madje dhe u rrëzuan por arritën të merrnin gjithë vëmendjen.