Të gjithë kemi patur një ‘ditë të keqe’ për flokët, e arsyet janë nga më të ndryshmet. Zgjohemi në mëngjes e nuk kemi aspak volum, fijet janë të elektrizuara ose dhe më keq, ondet e padurueshme kanë shkatërruar imazhin e stilit perfekt të drejtë, për të cilin u munduat aq shumë një natë më parë. Nga ana tjetër, nuk keni asnjë minutë kohë për t’u marrë gjatë me to…
Ndërsa çdo gjë duket si e pamundur në këtë pikë, kujtoni se mund të gjeni zgjidhje me diçka krejt ndryshe. Hapni kutinë e bizhuterive dhe shikoni: çfarë mund t’ju vijë në ndihmë? Mos u habisni, por vathët janë zgjidhja ideale në këtë pikë!
Mjafton të përdorni një palë vathë të gjatë e të mëdhenj, dhe na besoni që askush nuk do të merret me flokët tuaj. Do të bjerë në sy përzgjedhja e aksesorit, e do ta shihni se do të jeni qendra e vëmendjes në rrugë, zyrë apo kudo tjetër! Më poshtë do të gjeni disa nga sugjerimet më të mira, që do t’ju shpëtojnë nga flokët jo në formë.