Disa njerëz ëndërrojnë pothuajse çdo natë, e disa të tjerë më rrallë.
Më poshtë mund të shihni disa fakte interesante rreth ëndrrave:
Brenda një nate mund të shihni katër deri shtatë ëndrra, të cilat mund të zgjasin rreth “dy orë”.
Shumica e njerëzve ëndërrojnë duke bërë seks, gjë që konsiderohet normale.
Edhe ata që kanë lindur të verbër mund të ëndrrojnë, vetëm se në vend të imazheve përdorin shqisat si erë, zë dhe prekje.
Ëndrrat mund t’i mbani mend vetëm nëse zgjoheni brenda pesë minutave, në të kundërtën harrohen 90 përqind e tyre.
Ndjenja më e zakonshme e përjetuar në ëndrra është ankthi.
Sipas një studimi 12 për qind e njerëzve ëndërrojnë në bardh e zi.
Ndërsa disa rezultate të tjera kanë treguar se njerëzit më të moshuar që u rritën duke shikuar televizionin bardhë e zi, kanë më shumë gjasa të mos ëndërrojnë me ngjyra