Ju ndoshta mund të jeni mësuar me vetëm disa palë çizme që i vishni në këtë kohë vjeshte, por tani është koha të guxoni me disa modele të reja, të cilat, këtë vjeshtë do të vijnë unike. Është koha për të përditësuar gardërobën e për ta ricikluar.
Trendet e këtij viti nënkuptojnë silueta të reja me çizme stil kaubojsh. Dhe ka kaq shumë ide për veshjet që vijnë vetëm me këtë model.
Imagjinoni mundësitë që keni përpara kur të shikoni këto foto që propozojnë të gjitha llojet e çizmeve të shkurtra deri në kyçin e këmbës.
Disa janë të fokusuara te stilet e shkëlqyeshme, disa te dizenjot e kafshëve, të tjera te metaliket ose modelet më të guximshme.
Nëse keni tashmë një palë që ju pëlqejnë, pasi të shikoni këto kombinime, me siguri do të gjeni mes tyre edhe të preferuarat tuaja.