Tani nuk do t’ju duhet më të shpenzoni kohë për të gjetur filtrin perfekt, për foton perfekte në instagram! Sepse tani të qënurit perfekt nuk do të jetë më në modë.
Strija, puçra, probleme të tjera të lëkurë apo çdo lloj imperfeksion që mund të keni, bëjini njē foto dhe postojeni në rrjetet sociale. Mund t’ju duket e çuditshëme , por trendi më i ri është pikërisht ky: çdo parregullsi e ndajmë me gjithë botën.
E bëri Kim Kardashian, Justin Bieber, Bella Thorne, atëhere pse të mos e provojmë edhe ne?!
Kështu që bëj një foto me puçër në lëkurë dhe postoje!