Fundet fizarmonikë janë një ndër trendet më të fuqishme të vjeshtës së këtij viti… Edhe pse prej shumë kohësh kjo tendencë është konsideruar jashtë mode, tanimë gjërat janë ndryshe! Prada ndryshoi gjithçka, që prej sfilatës së vitit 2012 në koleksionin e pranverë- verës fundet fizarmonikë janë një ndër veshjet e preferuara të fashionistave.
Kur moda “street style” frymëzon, shfaqjet e modës veprojnë! Vjeshta dhe dimri i vitit 2018 e kanë kthyer fundin fizarmonikë në një pjesëz pa të cilën gardëroba nuk ka kuptim dhe sipas markës së famshme Louis Vuitton, këto tip fundesh janë perfekte për njtë total look në ngjyrë të zezë, Balenciaga nga ana tjetër sugjeron prerjet asimetrike dhe ngjyrën rozë neon. Ky tip fundi do të jetë trend edhe në pranverë- verën e 2019 dhe Valentino na e konfirmon këtë gjë!
Nuk mund të themi se fundet fizarmonikë do të jenë gjithmonë me ne, por mund të pohojmë me siguri se ato do të jenë dominuese në vitin 2019.