Një mjeke ka zbuluar grimin që të mbron nga acidi, e inspiruar nga viktima e sulmit me acid, Katie Piper.
Almas Ahmed, 32 vjeçare, ka thënë se përgjatë dekadës së fundit ka punuar në dizajnimin e një kimikati që mund të përdoret në produkte kozmetike, e që i mbron nga djegiet me acid personat që e aplikojnë.
Ajo pretendon se përbërësi i njohur si “Acarrier” është zhvilluar në mënyrë që të mos reagojë me substancat gërryese siç mund të jetë acidi.
Aktualisht është duke u vendosur në kremrat primare, mirëpo Ahmed shpreson se do të zhvillojë edhe kremra tjera në të ardhmen.
Ajo është shprehur e kënaqur me produktin e saj, që është i mbrojtur nga lagështia dhe mund të qëndrojë deri në 400 gradë Celsius.