E provuar, një shall i bukur mund të qëndrojë me shumë stil si bluzë, në catën tuaj dhe në shumë forma të tjera! Nëse i referohemi sfilatave të pranverës 2019, mund të kuptojmë shumë qartë se shajet do të kenë një vend të rëndësishëm në modën “street style”. Versace solli shallin me printin klasik të vendosur në kokë dhe shumë marka të tjera ndoqën këtë trend, mesa duket do vazhdojmë ta shohim shumë edhe në rrjetet sociale.
1
Shalli i lidhur fiongo rreth flokëve
Nëse jeni në nivelin fillestar të integrimit të shallit në stilin tuaj, provoni këtë look. Kërkoni një shall të gjatë e të hollë prej mëndafshi dhe lidheni rreth flokëve të kapur bisht në formë fiongoje, do ta adhuroni këtë pamje!
2
Shalli i lidhur në gjysmën e kokës “bandana style”
Ju kujtohet ikona Lizzie McGuire? Heroina e gjimnazi nuk dilte kurrë pa shallin e saj në kokë. Zgjidhni një shall të madh në formë katrore me printe, paloseni në mënyrë diagonale dhe vendoseni rreth kokës për një look plot stil.
3
Stili “turban”
Nëse jeni mësuar me shaje, ky është niveli që duhet provoni! Një look sa modern aq edhe modest.
4
Shalli i lidhur poshtë mjekrës
Një look i thjeshtë, vintage dhe shumë interesant! Provoni t’i shtoni një palë syze të zeza dielli dhe “voila”, sapo keni krijuar një pamje Hollywood-iane.
5
Shalli që “mbeshtjell” flokët e kapur bisht
Një trend i sjellë nga “street style” i Parisit që duket si një tendencë tipike pasarelash! Përdorni një shall të shkurtër e të hollë dhe lidheni atë rreth flokëve të kapur bisht