×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

10 arsye pse të duhet me patjetër në jetë një njeri i shenjës së luanit!

Saturday, 03 November 2018 18:20
 

Për informacion të përgjithshëm:
Simboli: Luan
Elementi: Zjarri
Planeti drejtues: Dielli

Besojeni njerëz: Luani sundon!

Të lindurit me fat midis 23 korrikut dhe 22 gushtit janë mbretërit e zodiakut. Të drejtuar nga Dielli, këto mace gjigande konsiderohen si udhëheqës karizmatikë dhe kushdo që dëshiron pak flakë në jetën e tij, mund të flirtojë me një Luan.

Do të keni një mik për kokë

Me plot gojën ju themi se një Luan është një mik ku mund të mbështeteni. Pavarësisht se mund t’ju lërë të veproni sipas kokës suaj, të gaboni dhe të abuzoni me mirësinë e tij, do t’ju mirëpresë gjithnjë në shtëpi, por…

Kujtoni që mund t’ju kthehet edhe në një armik për kokë!

Askush nuk është në gjendje të përballojë një grindje me një Luan. Mbani mend që nuk harrojnë kurrë, kurrë, kurrë.

A mund të flasim pak për dhuratat?

Luanët janë shumë bujarë kur vjen puna tek dhuratat dhe sikur të mos mjaftonte, gjejnë përherë më të veçantat. Paratë nuk janë problem, duan thjesht të tregojnë mirënjohje dhe kujdes, por…

Mendoni mirë kur u bëni dhurata, nuk pëlqejnë lehtë!

Epo çdo e mirë e ka një të keqe. Një Luan nuk bën kompromise për dhuratën dhe të njëjtën gjë pret edhe për vete. Ndaj tregohuni të zgjuar.

Koha me ta = koha më e mirë e mundshme!

Nëse doni pak spontanitet, argëtim, flirtim në jetën tuaj, besojmë se e dini vendin ku duhet të drejtoheni. Festa nuk fillon pa ardhur mbreti.

Luanët e çmojnë shumë familjen.

Udhëheqësit krenarë bëjnë të pamundurën që familja të jetë e sigurt dhe askush të mos i shqetësojë. Në fakt, askush nuk do të donte të përballej me acarimin e tyre.

Njerëz të famshëm kanë qenë/janë Luan në horoskop, si: Mick Jagger, Yves Saint Laurent, Madonna, Schwarzenegger, Barack Obama, Andy Warhol, Kubrick, Hitchcock, Whitney Houston, Neil Armstrong, De Niro, Jennifer Lawrence, Coco Chanel, Slash, Amelia Earhart, Usain Bolt , JK Rowling, Napoleon. Ok, kaq mjafton.

Një Luan nuk harrohet kurrë

Ata kanë vetëbeim, janë tërheqës, pasionantë dhe shfaqin pikëpamje të pandryshueshme për jetën. Edhe pse ndonjëherë mund të ndiheni të lodhur apo dëshpëruar nga mendimet e tyre të prera, një partner i shenjës së Luanit zor se do të harrohej.

Nëse këto nuk mjaftojnë, ja disa karakteristika të tjera që i bëjnë Luanët akoma më të mrekullueshëm: të drejtëpërdrejtë, krenarë, besnikë, vishen mirë, të besueshëm, miqësorë, argëtues, mendjemprehtë etj., ç’doni më shumë?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...