Shumë çifte janë ndarë vetëm nga kokëfortësia se cili duhej të shkruante i pari.
Femra, nëse jeni diku ku ndiheni vetëm dhe dëshironi t’i shkruani një mashkulli që pëlqeni mesazh, bëjini vetes këto pyetje nëse jeni në dilemë
Intv.al ju sjell disa nga arsyetimet më të mira që mund të bëni, për t’i mbushur vetes mendjen, nëse ja vlen, apo jo:
- 1. Ky person është dikush që do gëzohej nëse do merrte mesazh nga ju
Nëse përgjigja është “po”, ai do gëzohej nga mesazhi juaj, mos prisni më. Shpejtoni se më pas mund të jetë vonë.
- 2. Ky mashkull nuk merr asnjë hap për të qëndruar me ju
Ju keni frikë nga lidhja juaj me të, sepse e dalloni që ai as nuk nuk e merr mundimin t’ju kushtojë vëmendjen e duhur. Sipas intv ju meritoni më të mirin, prandaj mos e humbisni kohën tuaj me dikë që nuk ja vlen.
- 3. Nuk duhet të ju kapë paniku
Ju sapo i keni shkruar dhe nuk keni marrë përgjigje ende. Qetësohuni, ndoshta nuk ka pasur mundësi. Femrat, i kap paniku direkt dhe humbasin vlerat në sytë e një mashkulli.
- 4. Selektoni
Ndoshta keni disa meshkuj që ju pëlqejnë. Bëni një selektim, ndaj tyre dhe zgjidhni atë që vërtetë do donit të dilnit.
- 5. Mos fantazoni
Femrat, në momentin e parë që ai nuk i kthen mesazh, fantazojnë shumë gjëra. Mos i fusni vetes siklete të kota. Prisni!