Shumë vajza e kanë zakon t’i mbajnë flokët gjithë kohës të kapur. Për pjesën më të madhe kjo është një teknikë për t’i mbajtur flokët gjithmonë larg syve ndërsa për një pjesë tjetër vetëm një fiksim. Por çfarë ndodh nëse i mban flokët gjithmonë të kapur dhe a është kjo e rrezikshme?
Në pjesën më të madhe të rasteve flokët e kapur dhe të shtrënguar shkaktojnë dhimbje të fortë koke ose migrenë. Kapja bisht tërheq nervat e skalpit dhe kjo shkakton dobësimin e tyre.
Nëse mendoni se dukeni mirë duke tërhequr tiparet na lini t’ju tregojmë se po bëni gabim. Në shumë pak kohë kurora e flokëve tuaj do të largohet për t’i lënë vend një balli që do të duket më i madh.
Në raste të tjera, tërheqja shkakton humbje të pariparueshme të flokëve në atë zonë.
Për të parandaluar gjendjet e mësipërme e mira është që t’i lini flokët të lirë të paktën kur flini. T’i bëni masazh skalpit në mënyrë që të ndihmoni në ripërtëritjen e nervave në atë zonë dhe të përdorni maska që nxisin daljen dhe rritjen e qimeve.