Kur i sheh mendon se sa shumë shkojnë bashkë dhe të krijohet ideja #couplegoals, por kur ndahen pas disa kohësh nuk e besojmë dot.
Besoj të gjithë kemi dëgjuar për këto raste, por edhe mund t’ju ketë ndodhur edhe ju vetë. Ndërkohë që dashuria ekziston dhe nuk ka mbaruar, pse përfundon atëherë një lidhje?
Mungesa e besimit
Mungesa e besimit është vrasësi më i madh i lidhjeve. Nëse ndokush tradhëton tjetrin, mund t’i kushtojë vite të mosbesimit.
Keni stile të ndryshme të jetesës
Njëri prej jush del çdo natë të javës ndërsa tjetri qëndron në shtëpi, njëri shpenzon të holla ndërsa tjetri është koprac.
Nuk është i duhuri
Është i trishtueshëm fakti, që një person të jetë shtrirë afër personit tjetër me të cilin është në marrëdhënie, mirëpo është në dijeni se ai nuk është “i duhuri”. Vetëm se lidhja është e fortë nuk do të thotë se është personi i duhur për ju.
Keni vlera të ndryshme
Vetëm për shkak se një çift duket mirë së bashku apo duket sikur kënaqen me praninë e njëri-tjetrit, nuk do të thotë se ata janë ashtu edhe pas dyerve të mbyllura. Nëse një person e vlerëson punën e tij më shumë se lidhjen, apo një person dëshiron të fillojë familje ndërsa tjetri jo, jeni të drejtuar për në rrugë të vështirë.
Seksi gjithnjë e më i rrallë dhe rutinë
Ndonjëherë seksi është gjëja e fundit e cila u bie në mend në fund të ditës së lodhshme. Mirë do të ishte arratia në fundjavë, silluni sikur nuk keni shqetësime, detyrime, harrojini një çast dhe bëhuni dashnorë të mirë.